

Një konflikt mes katër personave është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Pazarit në Korçë, duke lënë disa të plagosur.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, ku dy vëllezërit me iniciale E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë përfshirë në një përplasje me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç.
Nga konflikti, të katër personat kanë pësuar dëmtime fizike, të dyshuara si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe mjeteve prerëse. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin ligjor të incidentit.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e "Pazarit", në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






