

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar këtë të premte në Pazarin e Korçës, ku tre persona janë përfshirë në një përplasje fizike, duke lënë një prej tyre të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër. Fillimisht, përplasja ka nisur me debate verbale, por situata ka degraduar në dhunë fizike, ku janë përdorur edhe sende të forta si karrige lokali.
Më pas, njëri prej të përfshirëve dyshohet se ka përdorur një mjet prerës, duke plagosur një nga personat e tjerë në konflikt.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin e Korçës, ku sipas burimeve mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e "Pazarit", në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç.
Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






