Transmetuar më 24-04-2026, 08:13

Lexoni parashikimet e astrologut Branko për ditën e sotme dhe zbuloni çfarë ju pret në dashuri, punë dhe mirëqenie. Një ditë që kërkon më shumë qartësi në vendime dhe kontroll në reagime, ndërsa emocionet bëhen më të forta për shumë shenja.

Dashi

Energjia nuk ju mungon sot, por duhet ta menaxhoni me kujdes. Në punë mund të përballeni me një situatë që kërkon durim dhe vëzhgim të qetë para se të veproni. Vendimet e nxituara mund t’ju dëmtojnë, prandaj merrni kohën tuaj. Në dashuri, një komunikim i qetë dhe i matur mund të shmangë keqkuptimet dhe të forcojë lidhjen. Nëse jeni në një raport të tensionuar, sot është dita për ta ulur tonin dhe për të gjetur balancë.

Demi

Periudha vazhdon të jetë e qëndrueshme për ju. Në punë po ndërtoni diçka solide, edhe pse rezultatet mund të mos duken ende plotësisht. Mos u demotivoni, sepse ajo që po bëni tani do të japë fryte më vonë. Në dashuri ndjeni nevojën për siguri, por njëkohësisht kërkoni më shumë emocion dhe gjallëri. Nuk pranoni më marrëdhënie monotone, prandaj mund të kërkoni ndryshime konkrete.

Binjakët

Mendja juaj është aktive dhe plot ide, por mund të ndiheni të pavendosur. Në punë mund të keni disa mundësi përpara dhe nuk është momenti për të zgjedhur me nxitim. Analizoni mirë çdo opsion. Në dashuri, është e rëndësishme të jeni të qartë me ndjenjat tuaja dhe të mos lini vend për paqartësi. Fjalët e paqarta mund të krijojnë probleme.

Gaforrja

Ndjeshmëria juaj është më e theksuar sot dhe kjo mund të ndikojë në mënyrën si i përjetoni situatat. Në punë përpiquni të mos ndikoheni nga mendimet e të tjerëve dhe qëndroni tek instinkti juaj. Në dashuri është një ditë e rëndësishme: një veprim i sinqertë mund të afrojë më shumë partnerin ose të rikthejë qetësinë pas një periudhe tensioni.

Luani

Keni mbështetje dhe mundësi për të arritur rezultate, por sot duhet të tregoni maturi. Në punë nuk ka nevojë të shtyni gjërat me forcë, sepse mund të arrini atë që doni edhe pa presion. Në dashuri duhet të gjeni balancë mes pasionit dhe krenarisë. Dëgjimi i partnerit është çelësi për të shmangur përplasjet.

Virgjëresha

Jeni të përqendruar dhe praktikë. Në punë është momenti për të rregulluar çështje të mbetura pezull dhe për të vendosur rregull. Do arrini qartësi dhe stabilitet. Në dashuri, mos e analizoni çdo gjë deri në detaj. Lini hapësirë për spontanitet dhe emocione, sepse jo çdo gjë kontrollohet.

Peshorja

Kërkoni harmoni, por sot duhet edhe të merrni vendime. Në punë nuk mund të shtyni më një zgjedhje që ka rëndësi për të ardhmen tuaj. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të sjellë kthesë të madhe. Edhe nëse fillimisht duket e vështirë, do sjellë qartësi dhe lehtësim.

Akrepi

Intuita juaj është shumë e fortë dhe ju ndihmon të kuptoni situata që të tjerët nuk i shohin. Në punë kjo është një avantazh i madh. Në dashuri ndjenjat janë të thella dhe më të kontrolluara. Ju e dini çfarë doni dhe çfarë nuk pranoni më, ndaj do veproni më vendosmëri.

Shigjetari

Ndjeni nevojën për ndryshim dhe për të lëvizur përpara. Në punë mund të lindin ide të reja, por duhet t’i zhvilloni me qetësi dhe strategji. Në dashuri kërkoni thjeshtësi dhe sinqeritet. Nuk doni më situata të ndërlikuara, ndaj do përpiqeni të vendosni rregulla të qarta.

Bricjapi

Vendosmëria juaj ju ndihmon të ecni përpara. Në punë çdo hap, edhe i vogël, ju çon drejt rezultateve të qëndrueshme. Mos u nxitoni, sepse progresi juaj është i sigurt. Në dashuri duhet të tregoni më shumë ndjenja. Prania nuk mjafton, duhet të shprehni atë që ndjeni.

Ujori

Idetë ju vijnë papritur dhe mund të jenë shumë të vlefshme. Në punë, nëse i shprehni si duhet, mund të bëjnë diferencën. Në dashuri duhet të shmangni distancën emocionale. Nëse nuk shprehni qartë ndjenjat, mund të lindin keqkuptime.

Peshqit

Ndjeshmëria dhe imagjinata janë të forta sot. Në punë ndiqni intuitën, sepse mund t’ju çojë në vendime të mira. Në dashuri ndjenjat janë më të pjekura: më pak iluzione dhe më shumë realitet, por pa humbur ëmbëlsinë dhe thellësinë që ju karakterizon. /noa.al

Për horoskopin ditor, javor e mujor klikoni këtu

Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit