

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së premtes në Kretë, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës dhe më gjerë.
Tërmeti u regjistrua 25 kilometra në jug-jugperëndim të Goudouras në Lasithi, raporton noa.al.
Sipas të dhënave të Instituti Gjeodinamik i Athinës, lëkundja ka qenë relativisht e cekët, çka ka bërë që të ndjehet më fort dhe në një hapësirë më të gjerë gjeografike. Raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në Turqi, Libi dhe Egjipt.
“Tërmeti ishte i fortë dhe krijoi shqetësime për banorët, të cilët ende po i ndiejnë dridhjet”, thotë kryebashkiaku i Sitias, Giorgos Zervakis.
Kryetarët e bashkive të Sitias dhe Ierapetrës rekomandojnë që qytetarët të qëndrojnë të qetë, duke theksuar se fenomeni po monitorohet.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në zonë detare, rreth 14 kilometra në jugperëndim të Goudouras, në rajonin e Lasithit.
Nga kontrollet që janë kryer deri më tani nga Departamenti i Zjarrfikësve, nuk ka pasur raportime për dëme. Deri në këtë kohë, në të njëjtën zonë janë regjistruar pesë tërmete me intensitet nga 3.5 deri në 3.8 të shkallës Rihter.
Ndërkohë, aktiviteti sizmik ka vijuar edhe pas goditjes kryesore, me rreth 112 pasgoditje të regjistruara në të gjithë ishullin e Kreta, si dhe në Santorini.
Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha materiale apo viktima, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






