Transmetuar më 24-04-2026, 07:21

Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjithë territorin të mos priten reshje shiu. Sipas parashikimeve, temperaturat e ajrit do të shënojnë vlera tipike pranverore.

Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 10°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë rreth 20°C. Në zonat e ulëta, termometri do të luhatet nga 6°C në orët e mëngjesit deri në 20°C gjatë mesditës.

Ndërkohë, zonat malore do të karakterizohen nga temperatura më të ulëta, ku vlerat minimale pritet të zbresin deri në 1°C, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 16°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, pa krijuar probleme të konsiderueshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit