

Trabzonspor ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë, pasi eliminoi Samsunspor pas ekzekutimit të penalltive.
Ndeshja përfundoi në barazim pa gola në kohën e rregullt, duke e çuar përballjen drejt goditjeve nga pika e bardhë. Trajneri Fatih Tekke aktivizoi Ernest Muçi në minutën e 72-të, duke i besuar më pas edhe një nga penalltitë vendimtare.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare u tregua i qetë dhe i saktë në goditjen e pestë, duke vulosur fitoren dhe duke i dhënë ekipit të tij kualifikimin mes festës së tifozëve.
Pas përfundimit të takimit, paraqitja e Ernest Muçi u vlerësua me notën 7.9. Ndërkohë, drejtuesit e Trabzonspor ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar lidhur me blerjen e kartonit të lojtarit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






