Transmetuar më 23-04-2026, 18:12

Armir Shahini ka folur për herë të parë lidhur me aludimet se martesa e tij me bashkëshorten ka qenë për përfitim dokumentesh.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, finalisti i “Big Brother VIP” ka mohuar kategorikisht pretendimet se është martuar për të përfituar nënshtetësi gjermane, duke i cilësuar këto akuza si të pavërteta.

“Nuk jam martuar për letra, sepse ne zyrtarisht jemi martuar shumë vonë. Nëse njerëzit martohen për letra, bëjnë gabimin më të madh, është gabim fatal,” është shprehur ai.

Miri ka shtuar se martesa e tij është keqinterpretuar nga publiku dhe se nuk ka lidhje me përfitime dokumentesh apo shtetësie.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit