

Mediat spanjolle kanë zbuluar detaje të reja për vrasjen e shqiptarit Miklovan Dakaj, duke theksuar se autorët synonin jo vetëm eliminimin e tij, por edhe zhdukjen e çdo gjurme të krimit.
Sipas raportimit të Malaga Hoy, autorët dyshohet se ushtruan presion ndaj familjarëve për të hequr dorë nga kërkimi i trupit, ndërsa përhapën edhe lajme të rreme në mediat shqiptare për të shpërqendruar hetimet.
Trupi i viktimës u gjet disa muaj pas zhdukjes në një rezervuar në zonën e Casasolas, në Almogía, i lidhur dhe i futur në një thes me blloqe betoni, me qëllim fundosjen dhe moszbulimin. Identifikimi u bë i mundur falë disa tatuazheve dhe më pas u konfirmua përmes analizave të ADN-së.
Hetimet tregojnë se 31-vjeçari ishte joshur me pretekstin e një takimi në lidhje me një marrëveshje droge, ndërsa dyshohet se autorët kishin ardhur nga Barcelona dhe kishin planifikuar me detaje ekzekutimin.
Sipas autoriteteve, nuk ka ende një motiv të konfirmuar, por pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve në kuadër të aktiviteteve kriminale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






