

Një 44-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase gjatë udhëtimit me autobus, njëra prej të cilave e mitur.
Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 1 kanë vënë në pranga shtetasin S. K., 44 vjeç, pas denoncimit të rastit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë udhëtimit në një linjë urbane, ndërsa autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






