Transmetuar më 23-04-2026, 15:25

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke e lënë atë në burg.

Meta ishte arrestuar më 21 tetor 2024, ndërsa dyshohet se në bashkëpunim me ish-deputeten Monika Kryemadhi dhe funksionarë të tjerë, kanë shfrytëzuar postet publike për të favorizuar kompani private dhe për të përfituar shuma të konsiderueshme parash.

Sipas hetimeve, aktivitetet përfshijnë lobime në SHBA dhe transaksione të dyshuara për shitblerje pronash, ndërsa këto përfitime dyshohet se nuk janë deklaruar pranë ILDKPI dhe KQZ.

Ndërkohë, ndaj Kryemadhit vijon hetimi nga SPAK për veprat penale të pastrimit të parave, korrupsionit dhe mosdeklarimit të të ardhurave. Gjykata ka lënë në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur” për të, si dhe për shtetasen Ema Çoku, e dyshuar për pastrim parash.

Për shtetasin Piro Xhixho, i hetuar për korrupsion pasiv, masa e sigurisë është zëvendësuar nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur”, me detyrimin për t’u paraqitur një herë në muaj pranë Policisë Gjyqësore të SPAK.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit