Transmetuar më 23-04-2026, 14:50

U nda sot nga jeta akademiku i njohur shqiptar Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë konfirmuar se ai është varrosur po sot, në një ceremoni private vetëm me praninë e familjes.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut, duke shkruar “Lamtumirë shqiptar i mirë”, si dhe duke përcjellë ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij.

Sipas familjes, me dëshirën e të ndjerit nuk do të organizohen ceremoni pritjeje, ndërsa nuk do të ketë pjesëmarrje në ceremonitë e organizuara nga institucionet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit