Transmetuar më 23-04-2026, 14:02

Interpol Tirana ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, duke realizuar ekstradimin nga Franca në Shqipëri të shtetasit Alban Skonja, 43 vjeç, banues në Francë.

Ky shtetas është kapur në Francë në vitin 2023, në kuadër të operacionit të koduar “Sete”.

Ndaj tij, Gjykata e Durrësit kishte caktuar që në vitin 2022 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve, 43-vjeçari, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi kriminal, dyshohet se ka planifikuar vrasjen e dy shtetasve, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe ambiente me qira, por pa arritur ta realizojë ngjarjen.

Skonja akuzohet se në bashkëpunim me Ilirjan Fecin dhe shtetas të tjerë kanë planifikuar vrasjen e shtetasve Geron Hasanbelliut dhe A.H, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj, ishin akuzuar për krijimin e kushteve e për të kryer vrasjen e Geron Hasanbellit, për llogari dhe kundrejt pagesës nga Kasandër Noga.

Ata dyshohet se në fillim kanë bashkëpunuar me Alban Skonjën e Ilirjan Fecin. Gjatë muajve korrik-gusht 2021, të nxitur dhe të kontaktuar prej tyre kanë ndjekur lëvizjet e shënjestrës me qëllim vrasjen. Pasi nuk mundën ta kryejnë vrasjen, Skonja dhe Feci janë tërhequr dhe në këtë grup është angazhuar Kevin Zeneli, i cili shihej si personi që mbante kontakte dhe lidhje me Kasandër Nogën.

Gjithashtu, Alban Skonja dyshohet se është i përfshirë në një rast tjetër të ndodhur në vitin 2023 në rajonin e Balarus, Francë, ku në bashkëpunim me persona të tjerë ka marrë me kërcënim një shumë prej 40 mijë eurosh.

Për këtë rast, autoritetet shqiptare dhe franceze kanë shkëmbyer informacione në kuadër të hetimeve të përbashkëta, pasi dyshohej se një nga autorët ishte shtetas shqiptar.

Interpol Tirana/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”.

Akuzohet se ka siguruar kushte dhe mjete për vrasjen e 2 shtetasve, ekstradohet nga Franca, 43-vjeçari.

43-vjeçari, pjesëtar i një grupi kriminal, është kapur në Francë, në vitin 2023, në kuadër të operacionit të koduar “Sete”.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Francë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Franca në Shqipëri, të shtetasit:

-A. S., 43 vjeç, banues në Francë.

Këtij shtetasi, Gjykata e Durrësit, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë (pjesëtarë të grupit kriminal), kanë planifikuar vrasjen e 2 shtetasve, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Gjithashtu, shtetasi A. S. dyshohet se në vitin 2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40 000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar. Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, duke qenë se dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit