Transmetuar më 23-04-2026, 13:56

Gjendet e pajetë një 28-vjeçare e huaj në Tiranë, dyshohet për shkaqe natyrale

Një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament me qira ditore në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është konstatuar në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku në banesë u gjet trupi i pajetë i 28-vjeçares me inicialet R. T.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se e reja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Autoritetet po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një apartament me qira ditore, u gjet trupi i pajetë i shtetases së huaj, R. T., 28 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk u konstatuan shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se 28-vjeçarja e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit