

Më shumë se një muaj pas vdekjes së 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familja e saj kërkon drejtësi, duke ngritur akuza për dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Prindërit e të resë kanë rrëfyer dhimbjen dhe rrethanat që, sipas tyre, çuan në humbjen tragjike të vajzës, duke deklaruar se ajo i dha fund jetës pas dhunës së ushtruar.
Nëna e 25-vjeçares u shpreh se lajmi për gjendjen e vajzës i erdhi papritur, ndërsa apeloi që përgjegjësi të vihet përpara drejtësisë.
Edhe babai pretendon se në trupin e vajzës kishte shenja dhune, duke kërkuar nga institucionet hetimore zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas tij, telefoni i viktimës ende nuk është hapur, një element që familja beson se mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave.
Familjarët bëjnë thirrje për kapjen dhe ndëshkimin e bashkëshortit të saj, ndërsa kërkojnë që rasti të hetohet në mënyrë të plotë nga autoritetet.
Ngjarja vijon të mbetet nën hetim, ndërsa familja Nikollaj kërkon drejtësi për humbjen e vajzës së tyre.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






