

Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta dhe është përcjellë për në banesën e fundit në një ceremoni të thjeshtë familjare, në prani vetëm të rrethit të tij më të afërt.
Lajmi u bë publik nga familja përmes një njoftimi të shpërndarë nga nipi i tij, ku theksohet se varrimi është zhvilluar në mënyrë private dhe, në përputhje me amanetin e të ndjerit, nuk do të ketë ceremoni zyrtare apo pritje publike.
“Sot, më 23.04.2026, është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Ceremonia e varrimit u mbajt vetëm në praninë e familjarëve të ngushtë.
Sipas dëshirës së tij, nuk do të organizohen pritje apo homazhe publike. Familja nuk do të marrë pjesë në aktivitete institucionale.
Kërkojmë mirëkuptim për të respektuar privatësinë tonë dhe për të na lejuar të përjetojmë këtë dhimbje në qetësi”, thuhet në njoftim.
Rexhep Qosja konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të mendimit intelektual dhe letërsisë shqiptare, me një kontribut të gjatë dhe të spikatur në fushën akademike, letrare dhe publike, në Kosovë dhe më gjerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






