

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Helsingborg të Suedisë, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, duke vënë në alarm autoritetet lokale, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Gjatë sulmit mbeti e plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe, e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. Sipas policisë suedeze, deri më tani nuk ka persona të identifikuar apo të arrestuar, ndërsa hetimet po vijojnë në disa pista.
Mediat raportojnë se viktima është Mateo Llupi, 21 vjeç, me origjinë nga Fieri, i cili jetonte prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.
Ndërkohë, trupi i të riut është transportuar drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur në Fier, ku familja ka hapur dyert e mortit. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit pritet të zhvillohet ditën e premte.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






