Transmetuar më 23-04-2026, 10:18

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur 7 objekte në zonën e Elbasanit, për t’i hapur rrugë projektit infrastrukturor të Korridorit 8, në segmentin Elbasan–Papër.

Sipas autoriteteve, objektet e prishura janë ndërtesa një dhe dykatëshe. Për tre prej tyre është ndjekur procedura e shpronësimit për interes publik, ndërsa pjesa tjetër rezulton të jetë ndërtuar pa leje dhe pa tituj pronësie.

Aksioni është pjesë e vijimit të punimeve për një nga projektet kryesore rrugore në vend, që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjeve rajonale.

Lidhur me ndërhyrjen, është reaguar edhe në rrjete sociale, ku theksohet se prishjet janë kryer në zbatim të ligjit dhe në funksion të realizimit të projektit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit