

Dy magazinierë janë arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është vënë nën hetim, pasi akuzohen për vjedhjen e rreth 40 mijë kilogramëve kafe nga subjekti ku ishin të punësuar, duke përfituar rreth 800 mijë euro.
Sipas Policisë, operacioni i koduar “Inventari” u finalizua pas kallëzimit të administratores së një subjekti në fushën e prodhimit dhe tregtimit të kafesë, e cila kishte konstatuar mungesë të madhe të produktit.
Në pranga ranë shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, të dy magazinierë, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës.
Nga hetimet dyshohet se tre personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke shpërdoruar detyrën, gjatë një periudhe trevjeçare kanë vjedhur sasinë e kafesë, të cilën më pas e kanë shitur, duke siguruar përfitime të konsiderueshme financiare.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






