Transmetuar më 23-04-2026, 09:40

Çmimet e naftës u rritën këtë të enjte, pas raportimeve për sulme ndaj tre anijeve në Ngushticën e Hormuzit, të cilat dyshohet se janë kryer nga forca të lidhura me Irani.

Nafta e papërpunuar Brent, që shërben si referencë globale, po tregtohet rreth nivelit të 103 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta amerikane ka kaluar kufirin e 94 dollarëve.

Rritja e çmimeve vjen në një moment tensioni të shtuar në rajon, duke shtuar shqetësimet për ndërprerje të mundshme të furnizimit global me energji. Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.

Ndërkohë, zhvillimet vijnë edhe pas deklaratave të Donald Trump për zgjatjen e armëpushimit, me qëllim krijimin e hapësirës për negociata me Iranin.

Analistët paralajmërojnë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i situatës mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare dhe në rritjen e mëtejshme të çmimeve të karburanteve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit