

Një 17-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Bulgarec, pas një konflikti me një 18-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, sherri mes dy të rinjve ka nisur në ambientet e një lokali për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, 18-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës 17-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë.
Autori i dyshuar është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policia e Shtetit në Korçë, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve, gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






