

Vrasje e 32 vjeçares në Greqi: Nis gjyqi ndaj 39-vjeçarit që vrau gruan me çekiç: “Veprova në gjendje të rënduar emocionale, po më zinte koka"

Një çështje e rëndë e vrasjes së një gruaje ka mbërritur në gjykatën greke. Këtë herë, gjyqtarët dhe juria e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Athinë do të shqyrtojnë vrasjen e tmerrshme të një nëne 32-vjeçare, e zbuluar në nëntor të vitit 2024 në zonën e Ampelokipit, brenda banesës familjare.
I akuzuari është burri shqiptar që shihni në foto, bashkëshorti 39-vjeçar i të ndjerës që gjithashtu shihni në foto. Emigranti ka pranuar se e ka goditur me çekiç dhe më pas e ka mbytur me kabull gruan e tij. Kur policia mbërriti në vendngjarje, e gjeti autorin së bashku me dy fëmijët e tij, 9 dhe 12 vjeç, në hyrje të pallatit dhe e arrestoi.
Rasti kishte tronditur opinionin publik, pasi trupi i pajetë i gruas, nënë e dy fëmijëve me të akuzuarin, u gjet një javë më vonë i fshehur në papafingon e apartamentit. Gjatë kësaj kohe, 39-vjeçari shtirej i shqetësuar për zhdukjen e saj, duke pretenduar se ajo ishte larguar dhe madje kishte dërguar mesazhe se ndodhej jashtë vendit.
Gjyqi filloi me nënën e viktimës, e cila po paraqitet në mbështetje të akuzës, duke marrë qëndrim si dëshmitare e parë. I pandehuri 39-vjeçar ka pranuar se ka plagosur gruan e tij dhe nënën e fëmijëve të tij me një çekiç dhe më pas e ka mbytur atë me një kabllo. Derisa gruaja e vdekur u gjet në papafingo të apartamentit të tyre, vrasësi bashkëshortor pretendoi se viktima ishte larguar nga shtëpia dhe po dërgonte mesazhe se ndodhej jashtë vendit.

Autori i krimit, i cili gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtarja hetuese kishte deklaruar se e vrau nga xhelozia, sot në sallën e gjyqit ndryshoi version, duke thënë se veproi në gjendje të rënduar emocionale.
“E kundërshtoj akuzën në formën si është paraqitur. Isha në një gjendje të rënduar emocionale, nuk isha i qetë mendërisht, po më zinte koka dhe, siç thuhet në aktakuzë, nuk kishte paramendim. Gjithçka ndodhi në atë moment. Dua të kërkoj falje të madhe nga fëmijët e mi që u mora nënën e tyre dhe një falje të madhe nga familja e saj”, deklaroi 39-vjeçari para trupit gjykues, duke dhënë sinjalin e linjës mbrojtëse që do të ndjekë.
Për sjelljen e tij pas krimit dëshmoi edhe nëna e viktimës, e cila është paraqitur si palë mbështetëse e akuzës.
“I akuzuari më telefonoi dhe bënte sikur ishte i shqetësuar për vajzën time. Më tha se kishte marrë valixhen dhe ishte larguar. Mendova mos kishte shkuar në Shqipëri. Vajza më thoshte se ishte e mërzitur, se punonte shumë, bënte tre punë. Më kishte treguar se nuk ishte e lumtur në shtëpi, por jo se do ta linte burrin. Nuk dua t’i bëjnë asgjë, dua të ma kthejë vajzën. A mundet?”, tha mes lotësh nëna e viktimës.
Nga ana tjetër, vëllai i të akuzuarit e përshkroi atë si “baba të mirë, bashkëshort të mirë dhe vëlla të mirë”, duke theksuar se nuk kishte krijuar probleme në jetën e tij.
Seanca gjyqësore do të vijojë më 26 maj.
Çfarë ndodhi në Ampelokipi: Burri e fshehu trupin e bashkëshortes në papafingo
Një rast tronditës i vrasjes së një gruaje është regjistruar në Greqi, në zonën e Ampelokipit, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Zbulimi u bë më 5 dhjetor 2024, raporton noa.al.
Autori i dyshuar, një 39-vjeçar, ka pranuar se ka vrarë bashkëshorten e tij duke përdorur një çekiç. Sipas informacioneve paraprake, ai ka telefonuar policinë më dhjetor 2024 dhe ka deklaruar se krimin e kishte kryer që të enjten e kaluar.
Pas telefonatës, forcat e Policisë greke janë nisur drejt banesës, një apartament në katin përdhe në rrugën Lakonias, ku janë përballur me një skenë të rëndë.
Trupi i pajetë i gruas u gjet i fshehur në papafingon e shtëpisë. Autori e kishte mbuluar me qese të zeza, ndërsa era e rëndë tregonte se trupi kishte qëndruar aty për rreth shtatë ditë.
Autoritetet kanë urdhëruar që vendi i ngjarjes të mos preket, deri në mbërritjen e ekspertëve të kriminalistikës dhe mjekut ligjor, për të siguruar çdo provë të mundshme.
Ndërkohë, 39-vjeçari ka qëndruar në vendngjarje dhe është arrestuar nga policia pas pranimit të krimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






