

Janë regjistruar ndryshime të rëndësishme në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, ku janë kryer lëvizje dhe rikonfigurime në disa drejtori vendore, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Shkodrën dhe Lezhën.
Sipas vendimeve të fundit, Besmir Dervishi është larguar nga detyra e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës dhe është emëruar shef i hetimit të krimeve në Kukës. Në vend të tij në Tiranë është caktuar Oliger Torba, i cili më herët mbante funksionin e zëvendësdrejtorit në Fier.
Ndryshime janë bërë edhe në strukturat e tjera drejtuese vendore, ku janë rikonfiguruar pozicionet e nëndrejtorëve në disa qarqe të vendit.
Po ashtu, është larguar nga detyra shefi i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, Ermal Kënaçi, i cili është transferuar në Kukës.
Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Gent Ndoj, më parë Drejtor për Hetimin e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, është transferuar në Dibër.
Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme në Policinë e Shtetit në disa drejtori vendore të vendit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






