

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka shkëlqyer në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, duke fituar medaljen e artë në stilin e shtytjes dhe duke konfirmuar edhe një herë nivelin e tij mes më të mirëve në Europë.
Në garën e zhvilluar në Gjeorgji, Calja fillimisht nuk arriti të realizojë provën me 185 kg, por më pas u rikuperua në mënyrë të shkëlqyer, duke ngritur 187 kg në provën pasuese, rezultat që i siguroi medaljen e artë në këtë disiplinë.
Në stilin e shkëputjes, sportisti shqiptar u rendit në vendin e katërt me 153 kg, ndërsa në dygarësh regjistroi 340 kg, rezultat që i solli edhe medaljen e argjendtë.
Me këtë paraqitje, Briken Calja i shton një tjetër sukses të rëndësishëm karrierës së tij në arenën ndërkombëtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






