Transmetuar më 22-04-2026, 20:10

Në Kurbin është regjistruar një ngjarje me armë zjarri, ku është qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi Mentor Nikolli.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas incidentit, shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet e shpejta hetimore, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar.

Bëhet fjalë për shtetasit Pren Gjoka, Henrik Gjoka dhe Paris Gjoka, të tre banues në zonë dhe të afërm mes tyre (babai dhe dy djemtë).

Sipas dyshimeve të para, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Mentor Nikolli.

Të tre personat janë shpallur në kërkim dhe aktualisht vijojnë kontrollet intensive në terren për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave, motivit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Kurbin/Informacion paraprak

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit