

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor Lushnjë–Fier, është regjistruar një aksident rrugor mes një automjeti dhe një motomjeti.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi Zabit Hoxha, 50 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Anxhelo Tare, 28 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, Anxhelo Tare, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






