Transmetuar më 22-04-2026, 17:58

LAÇ – Një aksident i rëndë është regjistruar pak çaste më parë në Laç, pranë spitalit të qytetit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve paraprake, gjendja e tyre paraqitet kritike, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit