Transmetuar më 22-04-2026, 17:26

TIRANË – Një ngjarje e rëndë është parandaluar pasditen e sotme në Tiranë, ku një qytetare ka tentuar të vetëdigjet pranë Prokurorisë.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, gruaja dëgjohet duke paralajmëruar efektivët: “Mos më prekni me dorë, do të digjem”, ndërsa këta të fundit i janë afruar për ta qetësuar dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Gjatë momentit të tensionuar, qytetarja ka pretenduar se është përballur me probleme me Policinë e Kamzës, duke u shprehur: “Nuk më latë të bëj hajër në shtëpinë time, Policia e Kamzës tallet me mua”. Ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve ka bërë të mundur shmangien e një ngjarjeje tragjike, ndërsa deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit