Transmetuar më 22-04-2026, 16:38

ITALI – Një 40-vjeçar shqiptar, Alban Hekurani, është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e 21 prillit në Velletri, në periferi të Romë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në via Mariano Colagrossi, ku 40-vjeçari, pronar i një qendre bastesh, është qëlluar nga pas nga persona ende të paidentifikuar, teksa po shkonte drejt banesës së tij pasi kishte parkuar automjetin.

Pas sulmit, ai është transportuar me urgjencë nga shërbimi ARES 118 drejt Policlinico Tor Vergata, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë edhe mundësinë e një tentative grabitjeje që ka përfunduar me plagosje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit