

Një operacion policor është zhvilluar në zonën pranë rrugës “Sami Frashëri” në Tiranë, në kuadër të goditjes së aktiviteteve të dyshuara si call center-a të paligjshme.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet franceze, si pjesë e hetimeve ndërkombëtare për veprimtari të dyshuara mashtruese.
Gjatë ndërhyrjes, është shoqëruar të paktën një punonjës policie, ndërsa burime nga hetimi nuk përjashtojnë që numri i personave të përfshirë të zgjerohet në vijim të verifikimeve.
Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rolin e secilit të përfshirë dhe për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






