Transmetuar më 22-04-2026, 13:58

Një ngjarje e pazakontë dhe tronditëse është regjistruar në Lushnjë, ku janë konstatuar dëmtime në një varr dhe dyshohet se janë marrë eshtrat e një gruaje e ndarë nga jeta rreth 17 vite më parë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është zbuluar nga roja i varrezave gjatë mëngjesit, i cili ka vënë re dëmtime në pjesën e sipërme të varrit dhe më pas është njoftuar policia. Hetimet kanë nxjerrë dyshime se autor i veprimit është 36-vjeçari Edison Ngresi.

Nga informacionet e deritanishme, ai dyshohet se ka hapur një tunel nëntokësor për të arritur te varri dhe për të marrë eshtrat e të ndjerës. Ngresi e ka pranuar veprimin pas shoqërimit nga policia, por nuk ka dhënë shpjegime për motivet.

Më herët është raportuar se ai ka probleme të shëndetit mendor dhe është mbajtur nën vëzhgim mjekësor. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se 36-vjeçari ka qenë dikur student i shkëlqyer në Mjekësia, të cilat i ka ndjekur për rreth tre vite përpara se t’i ndërpriste për shkak të problemeve shëndetësore.

Gjithashtu mësohet se ai ka humbur të dy prindërit dhe aktualisht jetonte i vetëm, ndërsa ka një vëlla. Banorë të zonës kanë deklaruar se ai ka shfaqur më herët sjellje problematike dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në dëmtime të tjera në varreza.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e saj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit