

Zjarri në Landfilli i Bushatit është riaktivizuar sërish, pavarësisht reshjeve të shiut që ranë në zonë dhe krijuan përshtypjen se flakët ishin shuar.
Sipas raportimeve nga terreni, vatra e zjarrit është rishfaqur gjatë mbrëmjes së kaluar, duke bërë të nevojshme vijimin e ndërhyrjes nga shërbimi zjarrfikës dhe mjetet e tonazhit të rëndë.
Ekipet në terren po punojnë për izolimin e flakëve, ku zjarrfikësit po hedhin ujë, ndërsa mjetet e rënda po përdoren për mbulimin e zonës me dhe për të kufizuar përhapjen e zjarrit.
Zjarri në landfill raportohet se ka nisur që më 19 prill dhe ende nuk është vënë plotësisht nën kontroll.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






