

Një javë pas vdekjes së 19-vjeçares, nëna e saj kërkon drejtësi për humbjen e padrejtë të vajzës. Ndërkohë që hetimet vijojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ajo përpiqet ende të kuptojë çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
“Çfarë të them… e humba gjithë jetën time”, janë fjalët e para të saj në një intervistë për MEGA dhe emisionin Live News.
Siç shprehet, “Myrto nuk pinte as kafe, vetëm ujë dhe lëngje. Unë punoja në dy vende që të mos i mungonte asgjë.
Në spital, të gjithë mjekët u morën me vajzën time, u përpoqën maksimalisht.
Ata që i morën jetën kishin një plan, donin ta zhduknin. Pse ma hodhën në rrugë? Pse nuk e çuan në spital, ose të paktën të na telefononin?
Çfarë i bënë vajzës sime, dua që ta përjetojnë çdo ditë dhe të kalben në burg.
Duhet të mbrojmë fëmijët e tjerë. Unë kam humbur gjithçka, jeta ime ishte Mirto. Nuk e di pse donin ta zhduknin, ndoshta kishin qëllime të tjera, ndoshta donin ta shfrytëzonin.
Edhe babai i vajzës që vdiq po pret që e vërteta të dalë në dritë. "Të gjithë ata që çuan në vdekjen e vajzës së tij duhet të ndëshkohen", thotë dhe ai.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






