

“Më falni, protokolli im nuk më njoftoi…” – Rama vihet në siklet për veshjen e tij përballë kryeministrit grek Mitsotakis
Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë takimit në Athinë mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek Kyriakos Mitsotakis, ku vëmendjen nuk e morën vetëm diskutimet politike, por edhe një koment i vetë Ramës për veshjen e tij.
Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi ndjesë për paraqitjen joformale, duke theksuar se nuk e kishte pritur një pritje kaq zyrtare.
“Ju kërkoj ndjesë që nuk jam veshur aq zyrtarisht sa ju, pasi nuk e prisja një pritje të tillë. Shpresoj që mediat greke të mos e interpretojnë ndryshe, por vetëm si mungesë informacioni nga protokolli im”, u shpreh Rama.
Nga ana e tij, Kryeministri grek Mitsotakis iu përgjigj me një ton miqësor, duke e kaluar situatën me humor.
“E dimë që ju jeni gjithmonë shumë kreativ në mënyrën se si visheni, dhe kjo na pëlqen”, tha ai.
Dialogu për këtë pjesë:

Edhe një herë, ju falënderoj shumë, zoti Kryeministër. Është nder për mua të jem këtu dhe kërkoj ndjesë që nuk jam veshur aq zyrtarisht sa ju, pasi nuk e prisja një pritje të tillë. Shpresoj që mediat greke të mos e interpretojnë ndryshe, por vetëm si mungesë informacioni nga protokolli im.
Kyriakos Mitsotakis: E dimë që ju jeni gjithmonë shumë kreativ në mënyrën se si visheni, dhe kjo na pëlqen.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






