

Kefalonia: Çfarë zbulon partneri i 19-vjeçares Myrto për bisedën e fundit mes tyre atë natë
Detaje të reja dalin në dritë për natën tragjike që i mori jetën 19-vjeçares Myrto, ndërsa partneri i saj e përshkruan komunikimin mes tyre atë mbrëmje si “krejt normal”.
Duke folur për mediat, i riu deklaroi se kontaktet që kishin pasur ishin të zakonshme, si çdo komunikim i një çifti.
"Ishin komunikime të zakonshme, si çdo njeri që del me të dashurën e tij dhe, kur kthehet në shtëpi, i dërgon një mesazh. Nuk ka asgjë tjetër. Si çdo njeri që del me të dashurën dhe kur kthehet në shtëpi i dërgon një mesazh”, u shpreh ai.
Sipas tij, e vetmja gjë që i kishte thënë Myrto ishte se e kishte parë në zonën bregdetare. “Më tha që më pa në rrugën buzë detit, i thashë ‘nuk të pashë’, sepse vërtet nuk e pashë. Kaq”, shtoi ai.
Siç deklaroi duke folur për Antenna që citon noa.al, kontaktet mes tyre ishin “të zakonshme”, duke shpjeguar se bëhej fjalë për komunikimin tipik që ka një çift. “Nuk ka asgjë tjetër përveç kësaj. Si çdo njeri që del me të dashurën dhe, kur kthehet në shtëpi, i dërgon një mesazh”, tha ai, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që u përmend ishte momenti kur ajo i tha se e kishte parë në zonën bregdetare. “Nuk kemi folur për asgjë tjetër. Më tha që më pa në bregdet, i thashë ‘nuk të pashë’, sepse vërtet nuk e pashë. Kaq”, u shpreh ai.
Ai shpjegoi gjithashtu se e kishte lënë 19-vjeçaren në shoqërinë e mikeshës së saj transgjinore, Olivias, duke sqaruar se ishte larguar për t’u kthyer në shtëpi. “Po, e lashë, sepse shkova në shtëpi të merrja një powerbank”, deklaroi ai.
Në fund, ai theksoi se nuk kishte pasur asnjë ftesë nga ana e 19-vjeçares që të shkonte në dhomën ku ajo ndodhej me tre personat e tjerë. “Jo, nuk më ftoi askund”, përfundoi ai.
Dy personat kyç në hetim
Mirto, 19 vjeçe, bijë e një babai grek dhe nëne shqiptare humbi jetën pak orë pasi u fut në një apart-hotel me një grek transgender 23 vjeçar. Më pas aty shkoi një peshëngritës grek 26 vjeçar që sipas mediave greke çoi kokainë dhe më tej një 22 vjeçar shqiptar që ndodhej në dhomën ngjitur.
Ndërkohë, autoritetet presin dëshmitë e dy personave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
E para është një vajzë 18-vjeçare, e cila pritet të dëshmojë në ditët në vijim. Dëshmia e saj konsiderohet e rëndësishme, pasi ajo ndodhej atë natë me 22-vjeçarin e akuzuar në dhomën ngjitur me atë ku ishte Myrto me dy personat e tjerë.
Personi i dytë është një mike e fëmijërisë së 19-vjeçares, e cila sipas informacioneve pretendon se Myrto kishte marrë kërcënime më parë nga 23-vjeçari. Ajo pritet gjithashtu të japë dëshmi për gjithçka që di lidhur me këto pretendime.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






