Transmetuar më 21-04-2026, 23:20

TIRANË, 21 prill 2026 – Në emisionin Post-Big Brother VIP është zhvilluar një debat i fortë mes ish-banorëve, ku në qendër të diskutimit ishte merita për fitoren në reality show.

I pyetur nga moderatori Ledion Liço, ish-banori Mateo u shpreh se Selin Bollati nuk e meritonte fitoren, duke e lidhur lojën e saj kryesisht me dinamika personale brenda shtëpisë.

Mateo u shpreh: “Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin".

“Për mendimin tim nuk e ka merituar, sepse loja e saj ka qenë e lidhur me situata personale dhe debate me banorët e tjerë,” u shpreh Mateo.

Deklarata e tij ka sjellë reagim të menjëhershëm nga Selin, e cila i kujtoi një qëndrim të mëparshëm të tij gjatë qëndrimit në shtëpi, ku sipas saj ai ishte shprehur ndryshe për finalen.

“Brenda në shtëpi ke thënë se, nëse nuk e fiton ti, do të doje ta fitoja unë,” tha Selin, duke shprehur zhgënjimin për ndryshimin e qëndrimit.

Në debat u përfshinë edhe ish-banorë të tjerë, mes tyre Monika, Brikena, Rogerti dhe Edisa, të cilët diskutuan për mënyrën e lojës dhe meritat e finalistëve.

Diskutimi u përqendrua tek strategjitë e lojës, përplasjet mes banorëve dhe ndikimi i marrëdhënieve personale në dinamikën e garës, duke e kthyer panelin në një debat të ndezur mes ish-konkurrentëve.

Mateo: Për mendimin tim nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin, edhe më pas debate me Rogertin, edhe Selin viktimizohej, edhe kjo ka qenë loja e saj, edhe më pas që bënte muhabet me Rogertin.

Selin: Më vjen keq që e dëgjoj nga Mateo këtë, se brenda në shtëpi ka thënë që, nëse nuk e fitoj unë, ta fitojë Selin.

Monika: Cila ishte loja jote, Mateo?

Mateo: Unë kam pasur debate me shumë nga të gjithë banorët, kam pasur debate e sulme nga të gjithë, çfarë quan ti lojë, Monika?

Monika: Loja jote ka qenë në kurriz të Brikenës dhe, me hyrjen tënde, Brikena ka humbur rrjedhën e lojës së saj, ka filluar të kërkonte dilemat e veta, edhe ti dole nën ujë me shpatullat e Brikenës.

Brikena: Unë mendoj se, nga fundi, unë jam fokusuar te raporti i Mateos, edhe unë kam pasur qejf që të fitojë Mateo, por edhe Selin e ka merituar për sulmet edhe ofendimet që ka bërë.

Monika: Mos thua që Selin Bollati nuk ka bërë lojë në këtë Big Brother.

Mateo: Unë nuk thashë që s’ka bërë lojë.

Selin: Unë nuk jam bërë pishman për asgjë, e vërteta është që unë jam shumë krenare për qasjen që kam bërë në atë shtëpi edhe për argumentet që unë kam bërë.

Rogerti: Ke thënë që do doja të fshija krevatin.

Edisa: Po, patjetër që po, unë e kam thënë që në podin e finales do ishte Miri, Selin, edhe unë kam thënë, për shijet e mia, doja ta fitonte Miri.

Rogerti: Ti çfarë nuk ke thënë për të.

Edisa: O Rogert, ka bërë lojë.

Selin: Njeri i paedukuar ke qenë.

Rogerti: Thuaja, moj, që e ka merituar Miri.

Edisa: Kanë qenë të dy të rëndësishëm në këtë BB.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit