

INDI, 21 prill 2026 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në jug të Indisë, ku një zjarr në një magazinë fishekzjarresh ka shkaktuar vdekjen e të paktën 13 personave dhe plagosjen e rreth 40 të tjerëve.
Sipas mediave ndërkombëtare, incidenti ka ndodhur në rrethin Trisur në shtetin Kerala, gjatë përgatitjeve për një festival hindu, një periudhë ku përdorimi i fishekzjarreve është i gjerë dhe tradicional.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, çka ngre shqetësimin se bilanci i viktimave mund të rritet në orët në vijim.
Ngjarja ka shkaktuar reagimin edhe të autoriteteve më të larta të vendit, përfshirë kryeministrin e Indisë Narendra Modi, i cili ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.
Fishekzjarret mbeten gjerësisht të përdorura në Indi gjatë festivaleve dhe ceremonive, por incidenti rikthen në vëmendje problematikën e fabrikave dhe magazinave që, në shumë raste, operojnë pa standarde të plota sigurie, duke shkaktuar shpërthime të përsëritura dhe me pasoja fatale.
🇮🇳 | Al menos 14 muertos tras una explosión masiva en una unidad de fabricación y almacenamiento de fuegos artificiales en Mundathikode, India. El incidente ocurrió durante los preparativos para el festival Thrissur Pooram. Hay decenas de heridos y los equipos de rescate… pic.twitter.com/BsAz8TE8is
— Alerta Mundial (@AlertaMundoNews) April 21, 2026
🇮🇳 | Al menos 13 personas murieron y otras 17 resultaron heridas en una explosión en un sitio de almacenamiento de fuegos artificiales en Mundathikode, distrito de Thrissur, Kerala, India. pic.twitter.com/t2PdPCph5a
— El Frente Global (@EFGDigital) April 21, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






