

Përveç viktimës, Endri Goxhaj, nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dali Nela.
TEPELENË- Në foto është Endri Goxhaj, i riu që humbi jetën pas të shtënave në Memaliaj.
Burime bëjnë me dije se autor i dyshuar është Donald Nela.
Përveç viktimës, Endri Goxhaj, nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dali Nela.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave, të cilët kishin një konflikt të mëparshëm dhe më pas ka degjeneruar në shkrehjen e armës së zjarrit nga agresori 29-vjeçar, Donaldo Nela.
30-vjeçari, Endri Goxhaj ka mbetur i vdekur në vend pas të shtënave, ndërsa në rrethana ende të paqarta i plagosur ka mbetur edhe Dali Nela
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






