

TEPELENË, 21 prill 2026 – Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku një person humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 20:50, pas një konflikti të çastit, shtetasi Daniel Nela 29 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Endri Goxhaj, 30 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi Dali Nela, 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e plagosjes së tij mbeten ende të paqarta.
Pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, ndërsa shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij. Paralelisht, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Njoftimi
Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






