

TEPELENË, 21 prill 2026 – Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një 35-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Endri Shehu, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Goxhaj. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pas një konflikti të çastit mes tij dhe një 30-vjeçari i njohur si Daniel Nela, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Menjëherë pas raportimit të incidentit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ngjarja mbetet ende nën hetim, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






