Transmetuar më 21-04-2026, 21:20

PODGORICË, 21 prill 2026 – Autoritetet malazeze kanë arrestuar mbrëmjen e sotme të dyshuarin për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Podgoricë. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Vehad Murić, arrestimi i të cilit është konfirmuar zyrtarisht nga Drejtoria e Policisë.

Sipas njoftimit, operacioni u realizua nga strukturat e Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri”, në bashkëpunim me efektivët e Qendrës Rajonale të Sigurisë “Qendër”, pas një sërë veprimesh operative dhe një aksioni të mirëkoordinuar në terren. I dyshuari u lokalizua dhe u vu në pranga në një hapësirë të hapur në zonën qendrore të Rozhajë.

Hetimet paraprake tregojnë se Murić dyshohet se më herët, në lagjen Stari Aerodrom në Podgoricë, ka vrarë tre persona: Denis Hoti (27) dhe Nezrin Hoti (34), të dy nga Rozhaja, si dhe Kenan Miraljemović (55), shtetas i Serbisë me origjinë nga Novi Pazari.

Policia bëri të ditur se ndaj të dyshuarit rëndon akuza për “vrasje të rëndë”, ndërsa ai pritet të dërgohet, së bashku me kallëzimin penal, në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë për vijimin e procedurave ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit