

Djali 25 vjeçar që akuzohet se i mori jetën dy vëllezërve shqiptarë në moshë fare të re dhe një burri malazez, para se të mësohej se ç’kishte bërë, vajti tek e ëma dhe u rrëfye.
Kreu i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Rozhaje, Aldin Kalač, njoftoi se nëna e Vehid Murić (25 vjeç), i dyshuar për këtë vrasje të trefishtë në lagjen Stari Aerodrom të Podgoricës, telefonoi policinë pasi djali i saj i tha se kishte kryer një krim, raporton noa.al duke cituar malazezen ETV.
Vehid Murić kishte shkuar mbrëmjen e së hënës 20 prilë 2026 në shtëpinë e familjes në Rozhaje.
Me të hyrë, i tha nënës së tij se i kishte “duart me gjak”.
Në këtë vorbull ai iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më.
Nëna e tij më pas telefonoi policinë dhe e raportoi rastin – tha Kalač, por nuk qartësoi se kur u bë kjo telefonatë.
Me këto detaje të reja rindërtohet një version i mundshëm i krimit: Autori, ka qenë bashkë me dy shqiptarët dhe malazezin 56 vjeçar duke punuar në një objekt, gjatë ditës së djeshme. Pasdite, duke mbyllur punën, mendohet të ketë nisur një përplasje.
I dyshuari ka nxjerrë një thikë dhe me të ka vrarë një pas një 3 burrat.
Pas kësaj, i ka lënë aty ndoshta të vdekur, ndoshta të plagosur rëndë dhe ka ikur në shtëpi. Atje i ka treguar nënës dhe ka marrë arratinë.
Nëna ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka shkuar në vendin e punës ku mendohet të ketë ndodhur krimi.
Atje kanë gjetur të pajetë tre burrat. Zyrtarisht policia malazeze tha se trupat e tre burrave u gjetën sot në Podgoricë, dhe Vehid Murić dyshohet për vrasjen e tyre.
Siç njofton policia, është duke u zhvilluar një kërkim intensiv për të, por deri tani pa sukses.
Prokurorja e Prokurorisë së Lartë Shtetërore, Danka Ivanović Đerić, njoftoi se gjatë këqyrjes në vendngjarje janë sekuestruar prova dhe gjithçka që autoritetet kanë konsideruar të rëndësishme për vijimin e hetimeve.
Ende nuk dihet motivi i vrasjes së trefishtë në zonën e Stari Aerodrom.
“Në këtë moment, bazuar në të dhënat që kemi mbledhur në vendngjarje, supozojmë se vrasja është kryer me armë të ftohtë”, shtoi Ivanović Đerić.
Prokurorja e Prokurorisë së Lartë Shtetërore (VDT), Danka Ivanović Đerić, (në foto) bëri të ditur se gjatë këqyrjes janë marrë prova dhe gjithçka që autoritetet e konsideruan të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të hetimit lidhur me vrasjen e trefishtë në Stari Aerodrom, për të cilën policia po kërkon Vehid Murić (25) nga Rozhaja.
Ajo u tha mediave se motivi aktualisht nuk dihet.
“Në këtë moment jemi në kërkim të motivit dhe po ndërmarrim masa në këtë drejtim”, tha Ivanović Đerić.
Ajo shtoi se gjatë këqyrjes në vendngjarje, policia ka kryer edhe veprime forenzike dhe se ka qenë i pranishëm edhe një ekspert mjeko-ligjor.
“Në këtë moment, bazuar në të dhënat që kemi mbledhur në vendngjarje, supozojmë se vrasja është kryer me armë të ftohtë”, shtoi ajo.
Nga Drejtoria e Policisë u bë e ditur më herët se vrasja ka ndodhur gjatë natës në rrugën Kozaraçka dhe se si viktimat, ashtu edhe autori janë nga Rozhaja. Ata theksuan se kjo ngjarje nuk lidhet me aktivitet kriminal të organizuar dhe se kërkimet për të dyshuarin po vazhdojnë intensivisht.
“Dyshohet se kësaj vepre penale i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale mes viktimave dhe të dyshuarit”, shtuan nga policia.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






