Transmetuar më 21-04-2026, 13:55

Në Gjykata Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykimi për çështjen e vrasjes së Liridona Ademaj.

Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murseli, bashkëshortin e viktimës, i akuzuar për planifikimin e vrasjes së saj.

Sipas Prokurorisë, krimi është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar, madje edhe në prani të fëmijëve. Në seancën e kaluar, organi i akuzës kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit.

Nga ana tjetër, mbrojtja ka kundërshtuar akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Vendimi për dy të akuzuarit e tjerë pritet të bëhet i ditur në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit