Transmetuar më 21-04-2026, 13:15

Siguria ushqimore mbetet një nga kushtet themelore për integrimin në Bashkimin Evropian, theksoi ambasadori i Silvio Gonzato.

Ai deklaroi se siguria ushqimore përbën një të mirë publike themelore që mbron qytetarët dhe siguron konkurrencë të barabartë për bizneset. Sipas tij, kjo është një nga fushat më komplekse të reformave në procesin e integrimit europian.

Gonzato nënvizoi se progresi nuk matet vetëm me miratimin e ligjeve, por me krijimin e sistemeve funksionale, të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian, si dhe me inspektime efektive të bazuara në vlerësimin e rrezikut.

të operatorëve ushqimorë dhe përshtatjen e tyre me standardet europiane, duke mundësuar dallimin mes subjekteve që i plotësojnë kriteret dhe atyre që kërkojnë përmirësime të thella.

Ambasadori veçoi sektorët e mishit dhe qumështit si fusha me rëndësi të veçantë, duke ngritur shqetësimin për cilësinë e qumështit të papërpunuar dhe nevojën për kontrolle më të rrepta.

Sipas tij, trajtimi dhe kontrolli i qumështit nuk është opsional, por një hap thelbësor në procesin e integrimit dhe një nga pikat që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të standardeve të BE-së.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit