Transmetuar më 21-04-2026, 12:41

Reshjet me intensitet të lartë përmbytin lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Në pak minuta, uji ka vërshuar në rrugë dhe në ambiente banimi e biznesesh, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme për banorët dhe subjektet tregtare të zonës.

Sipas banorëve, situata përsëritet sa herë ka reshje më të dendura, për shkak të mungesës së një sistemi efikas të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se problemi pritet të vijojë deri në përfundimin e projektit për sistemimin e ujërave në qytet, i cili synon zgjidhjen përfundimtare të përmbytjeve në zonat problematike.

Banorët ndërkohë kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë, duke theksuar se dëmet në banesa dhe biznese përsëriten sa herë ka reshje të forta.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit