

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:50, në aksin Rruga Tiranë–Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç, dhe pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, duke sjellë pasoja fatale.
Si pasojë e aksidentit, 39-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 29-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






