Transmetuar më 21-04-2026, 12:24

Pas përfundimit të rrugëtimit në Big Brother VIP Albania, Shëndriti ka dhënë intervistën e tij të parë, ku ka ndarë emocionet për eksperiencën brenda shtëpisë dhe marrëdhënien e krijuar me Selin.

Ai ka theksuar se e ka shijuar plotësisht këtë edicion, duke vlerësuar më shumë shoqërinë dhe momentet pozitive, ndërsa ka shtuar se debatet brenda lojës harrohen sapo del nga shtëpia.

Shëndriti ka folur edhe për fitoren e Selin, duke e cilësuar atë të merituar dhe duke shprehur lumturi për suksesin e saj. Ai ka përmendur gjithashtu se grupi i krijuar brenda shtëpisë, përfshirë miqësinë me disa ish-banorë, mbetet një nga kujtimet më të rëndësishme të tij.

Një nga momentet që ai ka veçuar është edhe takimi me familjen e Selin, ku ka treguar se ka marrë vlerësim dhe mirënjohje prej tyre, madje edhe një ftesë simbolike për ta pasur gjithmonë derën e hapur në Tiranë.

Shëndriti gjithashtu ka folur për planet e tij në të ardhmen, duke u shprehur se pret projekte të reja në media dhe televizion, por pa dhënë ende detaje konkrete.

Dialogu i intervistës

Sara Hila: Shëndrit, një natë e veçantë kjo festë, që feston një edicion të jashtëzakonshëm të cilin e shijove.

Shëndriti: E kam shijuar pafund dhe sot duket një mbrëmje shumë e bukur, që po e shijojmë, sepse këtu ka dhe më pak presion.

Sara Hila: Në fund të këtij rrugëtimi, cilat janë ato momente që të kanë mbetur në memorien tënde?

Shëndriti: Po e diskutonim edhe me Selin se si debatet dhe diskutimet harrohen brenda një minute kur del nga ajo shtëpi, kështu që i kam marrë këtij rrugëtimi të gjitha të mirat, momentet gazmore, humorin, batutat dhe shoqërinë e mirë.

Sara Hila: Duke folur për shoqërinë e mirë, që në momentin e parë që hyre në Big Brother qëndrove pranë Selinës… si u ndjeve për fitoren e saj?

Shëndriti: Sakrificat, gjithçka ka ndodhur aty brenda u shpërblyen ndaj Selinit dhe jam shumë i lumtur për të. Uroj t’i marrë më të mirat kësaj eksperience, e ka merituar. Shoqëria që fituam aty është thesari më i madh, me Gimbon, Gretën, Mateon dhe Brikenën. Grupi pozitiv ekziston dhe do vazhdojmë të jemi krah njëri-tjetrit.

Sara Hila: Çfarë të tha Selin pas fitores?

Shëndriti: Nuk mbaj mend asgjë, thjesht jemi përqafuar dhe kemi shijuar afterparty.

Sara Hila: Ke folur edhe për familjen e Selin, përfshirë mamanë e saj…

Shëndriti: Familja Bollati është një familje e mrekullueshme. Kam shumë respekt për zonjën Jasmin. Më kanë falënderuar dhe më kanë thënë që dera e shtëpisë në Tiranë e kam gjithmonë të hapur. Jam shumë mirënjohës. Selin është një mike e mirë, shumë inteligjente dhe e edukuar, dhe shpresoj të kemi edhe bashkëpunime në të ardhmen.

Sara Hila: Çfarë projektesh ke në vazhdim?

Shëndriti: Po pres projekte të reja. I përkas medias dhe ekranit, por është herët të flas për diçka konkrete. Po shijoj momentin pas BBVIP dhe shpresoj të dal shumë shpejt sërish para publikut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit