Transmetuar më 21-04-2026, 12:18

Gjatë rrugëtimit të tyre në Big Brother VIP Albania, Miri dhe Rogerti u përfshinë në disa prej debateve më të forta të edicionit të pestë, duke krijuar përshtypjen se marrëdhënia mes tyre ishte e përfunduar.

Megjithatë, në festën e organizuar pas përfundimit të spektaklit, dy ish-banorët kanë surprizuar ndjekësit duke u shfaqur në një raport krejt tjetër nga ai brenda shtëpisë.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Miri dhe Rogerti shihen të qeshur, të përqafuar dhe duke kaluar kohë së bashku, duke lënë pas çdo tension apo hatërmbetje të krijuar gjatë lojës. Pamjet janë shoqëruar edhe me një mesazh ironik ndaj skeptikëve: “Për të gjithë ata që thanë se s’do flasim kur të dalim, ju puthim shumë”.

Ky moment tregon se përplasjet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania kanë mbetur vetëm në kuadër të lojës, ndërsa jashtë saj dyshja ka zgjedhur të ruajë një raport miqësor dhe sportiv.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit