Transmetuar më 21-04-2026, 12:12

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, një lokal në zonën e Qafë Shtamë është përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar plotësisht së bashku me bujtinën përreth.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas pronarit të objektit, Bukurosh Balliu, dyshohet se shkak i ngjarjes kanë qenë luhatjet e tensionit elektrik, të shkaktuara nga erërat e forta në zonë. Ai ka deklaruar se këto luhatje mund të kenë krijuar shkëndija elektrike, të cilat më pas kanë çuar në përhapjen e flakëve.

Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit