

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë në Tiranë, ku janë lëshuar 30 urdhër-arreste ndaj personave të dyshuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas burimeve hetimore, operacioni ka në fokus goditjen e disa grupeve kriminale që dyshohet se kanë qenë aktive prej kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e drogës në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Hetimet e Policia e Shtetit kanë nisur prej disa muajsh, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë përdorur metoda speciale hetimore, përfshirë edhe veprime proaktive dhe blerje të kontrolluara me stimulim.
Sipas të dhënave paraprake, prova të rëndësishme janë siguruar pas zbërthimit të komunikimeve të personave të dyshuar, të cilat kanë çuar në identifikimin e rrjeteve kriminale. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për numrin e personave të arrestuar apo për sasinë e lëndëve narkotike të sekuestruara. Hetimet vijojnë dhe pritet që autoritetet të dalin me detaje të mëtejshme në vijim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






