Transmetuar më 21-04-2026, 11:58

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, pas paraqitjes së tij në këtë institucion për masën e sigurisë.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha pretendoi se Dumani ka përdorur një gardist të tij për të kërcënuar një çift të moshuarish, të cilët, sipas tij, kishin blerë një apartament nga Andon Pango, i afërm i bashkëshortes së Dumanit.

Sipas Berishës, apartamenti në fjalë ishte shitur dy herë, ndërsa gardisti dyshohet se është përdorur për të ushtruar presion ndaj çiftit të pensionistëve që të mos kërkonin të drejtat e tyre.

“Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër dhe tani dërgohej gardisti për të terrorizuar dy të moshuarit që të mos i binin në qafë mashtruesit”, u shpreh Berisha, duke shtuar se do të publikojë edhe pamje filmike lidhur me rastin.

Ai deklaroi gjithashtu se Andon Pango është dënuar me 6 vite burg, por ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, sipas tij, prej pesë vitesh nuk është dërguar vendimi për ekstradimin. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Altin Dumani lidhur me këto akuza.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit